LAJMI I FUNDIT:

Fillon konferenca e tretë për vajzat në teknologji

Fillon konferenca e tretë për vajzat në teknologji

Ka filluar të mbahet konferenca e tretë me radhë për vajzat në teknologji.

Vllaznim Xhiha, anëtar i Bordit në RIT Kosova bëri hapjen e konferencës, ndërsa me këtë rast tha se kjo konferencë është tejet e rëndësishme, pasi i kushtohet femrave në teknologji.


Ndërsa, Abetare Gojani, drejtoreshë e Programit në Ipko Foundation tha se në kjo konferencë është organizuar për vajzat në teknologji, raporton Telegrafi.

Ajo bëri të ditur se krahas punëtorisë, kanë edhe panairin e punës dhe vajzat kanë mundësi ta shfrytëzojnë rastin dhe t’i shohin mundësitë e punësimit. /Telegrafi/