LAJMI I FUNDIT:

Fillon Forumi i Biznesit Mbretëri e Bashkuar -Kosovë, Forcimi i Partneriteteve Ekonomike

Fillon Forumi i Biznesit Mbretëri e Bashkuar -Kosovë, Forcimi i Partneriteteve Ekonomike

Sot bëhet hapja zyrtare e Forumit të Biznesit Mbretëri e Bashkuar-Kosovë, një platformë e rëndësishme që synon të përmirësojë bashkëpunimin e biznesit dhe lidhjet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar (MB).

Sipas njoftimit, forumi ka tërhequr udhëheqës kryesorë të biznesit, zyrtarë qeveritarë dhe ekspertë të industrisë për të diskutuar mundësitë e reja për tregti, investime dhe inovacion.

Në këtë aktivitet diskutuan Ilir Ibrahimi – drejtor Menaxhues, The Business Club, Jonathan Hargreaves – ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë,  Alexander Albertine – drejtor i Zyrës së Rritjes Ekonomike të USAID-it, Luan Dalipi – shef i Kabinetit, Zyra e Kryeministrit dhe Ava Beck – konsulente e Lartë, OCO Global


Folësit në diskutimet e tyre theksuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe, duke theksuar potencialin për rritjen e investimeve dhe ndërmarrjeve të përbashkëta në sektorët kyç.

Forumi do të vazhdojë me diskutime dhe mundësi rrjetëzimi, duke i pozicionuar të dyja vendet për bashkëpunim afatgjatë dhe rritje ekonomike. Me potencialin në rritje të biznesit të Kosovës dhe tregun e fuqishëm të MB-së, ky forum është vendosur të hapë rrugën për partneritete të reja emocionuese.

Forumi i Biznesit në MB në Kosovë organizohet nga Klubi i Biznesit në partneritet me  USAID-s Investment Promotion and Access to Finance Activity. /Telegrafi/