Fillon dita e katërt e intervistimit, Thaçi nuk deklarohet për media

498:"THE HAGUE, NETHERLANDS - JULY 14: President of Kosovo, Hashim Thaci leaves the Specialist Prosecutors Office building after a second day of a hearing with international war crimes prosecutors on July 14, 2020 in The Hague, Netherlands. The prosecutors are questioning the president about alleged war crimes and crimes against humanity commited during the war with Serbia in Kosovo in 1998 and 1999. Hacim Thaci was the leader of the Kosovo Liberation Army (KLA). (Photo by Pierre Crom/Getty Images) 12:"Getty Images
Për të katërtën ditë më radhë, presidenti Hashim Thaçi është duke u intervistuar nga ana e Prokurorisë Speciale në Hagë.
Intervistimi i Thaçit për sot ka nisur në orën 14:00, ndërkaq ai nuk është prononcuar para mediave.
Thaçi që nga e hëna është duke qëndruar në Hagë. Gjatë tri ditëve të kaluara intervistimi i Thaçit ka zgjatur rreth gjashtë orë.
Edhe sot sikurse edhe ditëve të mëparshme para hyrjes së Prokurorisë Speciale, po qëndrojnë bashkatdhetarët nga vendet e ndryshe të BE-së, të cilët kanë ardhur që të mbështesin presidentin Thaçi.
Pas intervistimit të hënën, në ditën e parë, Thaçi ka thënë se është diskutuar për “çështje sqaruese, teknike” dhe për interesimin e prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/07/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































