LAJMI I FUNDIT:

Fillon debati për tekstin e ri të Kodit Penal në Maqedoni

Fillon debati për tekstin e ri të Kodit Penal në Maqedoni

Nga sot nis debati publik, për një tekst krejtësisht të ri të Kodit Penal.

Sipas informacioneve, një pjesë e madhe e ndryshimeve kanë të bëjnë me veprat penale që lidhen me krimin ekonomik, pastrimin e parave, si dhe harmonizimin me standardet ndërkombëtare për veprat penale që lidhen me terrorizmin.


Me tekstin pritet që sulmet ndaj gazetarëve dhe personelit mjekësor të trajtohen si sulm ndaj një personi zyrtar, si dhe ripërcaktohen aktet e torturës.

Ministri i Drejtësisë nuk pret që Kodi i ri Penal të pengohet në Kuvend, ku pritet të gjendet në fund të vitit.

Tupançevski shtoi se ka ndryshime të mëdha në politikën penale.

“Kemi reaguar konceptualisht, sepse kemi hasur në situata shumë absurde, madje edhe komike, për disa vepra të lehta penale, të ketë dënime të rënda të parashikuara në ligj dhe anasjelltas, për disa vepra të rënda penale dënimet të jenë më të lehta. Në atë drejtim është rishikuar tërësisht sistemi i caktimit të sanksioneve, pra politika penale”, tha Nikolla Tupançevski – Ministër i Drejtësisë./Alsat/