LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë përgatitjet për zbatimin e marrëveshjes Maqedoni-Greqi

Fillojnë përgatitjet për zbatimin e marrëveshjes Maqedoni-Greqi

Qeveria e Maqedonisë përgatitet për referendum për marrëveshjen e emrit, ndërsa qeveria greke dëshiron shumicë sa më të madhe parlamentare pasi partneri i koalicionit dhe ministër i Mbrojtjes Panos Kammenos në konferencë të jashtëzakonshme për shtyp tha se për Marrëveshjen e Prespës duhet të vendos populli në referendum ose të ketë zgjedhje, përderisa nuk votohet me shumicë të rritur prej 180 deputetëve.

Kryeministri Zoran Zaev dje deklaroi se nuk dihet pyetja e referendumit, por potencoi se në pyetjen do të përfshihen marrëveshja me Greqinë, me BE-në si dhe me NATO-n.


“Me faktorët politikë dhe sektorin civil do të konfirmojmë nëse referendumi do të jetë konsultativ apo obligues, por në çdo rast rezultati do të jetë i obligueshëm. Kjo do të thotë se nëse referendumi kalon do të duhet ta respektojmë vullnetin e qytetarëve, të votojmë në Parlament dhe të punojmë, posaçërisht në reformat dhe në proceset të cilat vijojnë”, tha Zaev.

Ndërsa zv.kryeministrja dhe ministre e Mbrojtje Radmilla Shekerinska dje porositi se fokusi i qeverisë për momentin është kahëzuar drejt Samitit të NATO-s, të caktuar për më 11 dhe 12 korrik në Bruksel, ndërsa pasi që Maqedonia ta marrë ftesën e shumëpritur, energjia do të kahëzohet drejt referendumit për marrëveshjen me Greqinë.

“Me të vërtetë fokusi ynë është të bëjmë gjithçka që në vitin 2018 ta marrim atë që e lëshuam në vitin 2008. Ndërkohë bisedojmë, konsultohemi me juristë, konsultohemi me ekspertë dhe presim që pas Samitit të NATO-s për këtë temë të sillet vendimi aty ku duhet, e ai është në Kuvendin e Maqedonisë”, tha ajo.

Kabineti i Alexis Tsipras në raport të marrëveshjes publikoi se Qeveria e Greqisë do të qëndrojë në atë që e parashikon marrëveshja, ndërsa dëshirë është të ekzistojë shumicë më e madhe e mundshme parlamentare.

“Dëshirë e Qeverisë është Marrëveshja për zgjidhje të problemit që me vite e vështirësonte politikën tonë të jashtme të ketë shumicë më të madhe të mundshme në Parlament. Sapo pala tjetër t’i përmbushë obligimet që dalin nga Marrëveshja, Qeveria do të marrë vendime që kanë të bëjnë në mënyrë kolektive me procesin e ratifikimit, gjithmonë duke i respektuar obligimet ndërkombëtare dhe Kushtetutën e vendit”, komentojnë nga Kabineti i kryeministrit grek.

Siç njoftojnë nga AIM, nga kabineti i Tsiprasit përkujtojnë se pala greke dha pëlqim për fillim të negociatave për vendin tonë, të cilat do të rezultojnë me protokollin për integrim, “vetëm derisa me sukses të përfundojnë reformat kushtetuese dhe referendumi”, diçka që më herët do të përfundojë në fund të vitit.

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Kotzias dje në intervistë për radion greke “Sto kakino” tha se për marrëveshjen ekziston shumicë deputetësh në Kuvendin e Greqisë.

“Marrëveshja është shumë e mirë, nuk prek sovranitetin kombëtar që të vendosen si parakusht 180 votues në Kuvend. Kamenos i di këto punë dhe bën përzgjedhje politike”, tha shefi i diplomacisë greke në intervistë.

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori