Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim edhe me palët e tjera që ndërlidhen me këtë proces, kanë bërë parapërgatitjet për fillimin dhe realizimin e fushatës së korrje shirjeve për vitin 2019.
Në njoftimin e bërë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural thuhet se, me qëllim të koordinimit sa më të mirë të punëve, përfaqësuesit e MBPZHR-së kanë mbajtur takimin e përbashkët me përfaqësues të Drejtorive Komunale për Bujqësi, të Shoqatës së Prodhuesve të Grurit dhe përfaqësuesve të Shoqatës së Mullisëve.
Gjatë këtij takimi palët e përfshira në këtë proces janë pajtuar që të mos fillohet me korrje shirjet para pjekjes se plotë të grurit, e krahas kësaj edhe Drejtoritë Komunale për Bujqësi të raportojnë në MBPZHR, gjegjësisht të komisioni qendror për monitorimin e korrje shirjeve për vitin 2019, një herë brenda javës lidhur me ecurinë e korrje shirjeve në komunat e tyre.
Me këtë rast, bazuar në çmimin aktual të derivateve të naftës, pjesëve rezervë të autokombajnave, si dhe gjendjes së zhvillimit të grunajave, MBPZHR, përfaqësuesit e DKB-ve, përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Grurit dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve, kanë propozuar që çmimi real i korrje shirjeve për vitin 2019 do të ishte 100 euro për hektarë (nënkuptohet se çmimi i korrje shirjeve caktohet me marrëveshjen në mes të fermerëve dhe autokombajnerve).
Ndryshe, në gjithë territorin e Kosovës, sivjet më kulturën e grurit janë të mbjellë 50 mijë hektarë, ndërsa MBPZHR-ja i mbështetë kultivuesit e grurit dhe farës së grurit përmes pagesave direkte./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Telegrafi fuqizon shërbimet e marketingut duke sjell reklamim atraktiv
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi