LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë hetimet rreth keqpërdorimeve të mundshme me listat e veteranëve

Fillojnë hetimet rreth keqpërdorimeve të mundshme me listat e veteranëve

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit me anë të një komunikate informon opinionin publik se në bazë të autorizimeve ligjore që ka, ka kërkuar nga prokuroria kompetente, fillimin e grumbullimit të informatave të nevojshme për të përcaktuar nëse ka vend për inicimin formal të hetimeve, në lidhje me rastet individuale të keqpërdorimeve eventuale që kanë mundur të ndodhin gjatë hartimit të listave të veteranëve të UÇK-së.

Sipas njoftimit, më pas varësisht nga grumbullimi i informatave do të përcaktohet nëse ka fakte për ndjekje penale ndaj personave përgjegjës dhe rrjedhimisht edhe për ngritje të aktakuzës.


“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit e ka ndërmarrë këtë veprim në pajtim me pritshmërinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës për sundim të ligjit dhe trajtim të barabartë të të gjithë qytetarëve të vendit. Ky hetim nuk ka të bëjë me ata persona që kanë dhënë kontribut në UÇK, por ky hetim është i drejtuar ndaj atyre individëve që kanë kryer keqpërdorime eventuale duke dhënë dëshmi të rrejshme apo duke paraqitur dokumentacion fiktiv të falsifikuar për të përfituar statusin e veteranit të luftës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurorisë së Shtetit.

Po sipas njoftimit, nëse konstatohet një gjë e tillë, personat e caktuar do të përballen me ligjin, pavarësisht pozitës që kanë apo kanë mundur ta kenë gjatë një periudhe historike në të kaluarën.

“Duke falënderuar mediat për punën e mirë që kanë bërë në shumë raste dhe që si rezultat i këtyre raportimeve, Prokurori i Shtetit ka iniciuar disa raste që janë në hetime e sipër, Zyra e Kryeprokurorit të shtetit fton të gjithë qytetarët që mund të kenë informata në lidhje me këto lista të veteranëve, t’i japin informacionet që ata posedojnë dhe të bashkëpunojnë me prokurorinë. Informatat e tilla do të trajtohen me përkushtim, profesionalizëm dhe konfidencialitet”, përfundohet në komunikatën e Prokurorit të Shtetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori