LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë hetimet kundër personit që iu konfiskua marihuana në Vërmicë

Fillojnë hetimet kundër personit që iu konfiskua marihuana në Vërmicë

Prokuroria Themelore në Prizren ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër një të pandehuri, për shkak të dyshimit të bazuar se më 22 qershor 2016 me rastin e kalimit të kufirit Shqipëri-Kosovë, në pikën kufitare të Vërmicës, në veturën të cilën e ka drejtuar, janë gjetur 10.300 kg substancë narkotike. Kjo sasi është konfiskuar nga ana e policisë së bashku me automjetin.

Me këtë i pandehuri kishte për të kryer veprën penale: Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Me qëllim që procedura e hetimeve të zhvillohet pa pengesa prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata që ndaj të pandehurit të caktohet masa e paraburgimit. /Telegrafi/