LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë ankesat për Grupin e Badovcit (Video)

Fillojnë ankesat për Grupin e Badovcit (Video)

Ishte paralajmëruar që për Grupin e Badovcit – të cilët u dënuan me 49 vjet burg – të bëheshin ankesa. Krejt kjo për faktin se avokatët të akuzuarve konsideruan se dënimet e shqiptuara nga gjykata nuk janë mbështetur në prova të mjaftueshme.

Tribuna Channel ka kontaktuar me avokatin e Fehmi Musës i cili ka bërë të ditur se sot ka paraqitur ankesë për klientin e tij.


Blerim Qela gjithashtu tha që kjo është ankesa e dytë – që e ka dorëzuar pasi që Gjykata e Apelit – ka prishur vendimin e shkallës së parë duke e kthyer çështjen e paraburgimit në rivendosje .