Në ambientet e Institutit KAF pasditen e së premtes më 24 Shkurt, filluan ligjëratat me gjeneratën e parë të kandidatëve në trajnimin: Auditor i Brendshëm i Certifikuar në Sektorin Privat dhe Publik.
Trajnimi i cili mblodhi shumë auditor të brendshëm të institucioneve të ndryshme, drejtor financiar, menaxher financiar dhe kandidatë të profileve të larta, ku u mirëprit nga ana tyre si një ndër trajnimet/certifikimet që më së shumti i është dashtë Kosovës.
Me rastin e fillimit të trajnimit para kandidatëve Drejtori i Institutit KAF Z. Bujar Krasniqi, përshëndeti pjesëmarrësit, duke ju dëshiruar mirëseardhje në trajnimin/ certifikimin Auditor i Brendshëm i Certifikuar në Sektorin Privat dhe Publik. Po ashtu, theksoi se programi është kombinuar në mënyrë të tillë që ju të merrni njohuritë për auditimin e brendshëm për sektorin privat dhe publik. Po ashtu theksoi se programi i trajnimit dhe kualifikimit është kompletuar me partnerët vendor dhe ndërkombëtarë dhe ky certifikim përbën një nga komponentët e rëndësishëm në reformat dhe angazhimet e ndërmarra për përmirësimin e llogaridhënies dhe përformancës në organizatë.
Eksperti i Auditimit të Brendshëm nga Shqipëria, njëherë edhe ligjërues dhe bashkëpunëtor profesional i Institutit, Prof. Ass. Dr. Pjetër Ndreca cilësoi kualifikimin për Auditor i Brendshëm i Certifikuar në Sektorin Privat dhe Publik njërin ndër kualifikimet më të domosdoshme që i është dashur këtij vendi, dhe mes tjerash theksoi se jeni të privilegjuar që jeni gjenerata e parë që do të certifikohet nga një shoqatë siç është Instituti KAF.
Program është i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikime në Kosovë.
Me fillimin e këtij trajnimi/certifikimi Instituti KAF rrumbullakon një strategji të suksesshme tri vjeçare rreth finalizimit për fillimin e këtij trajnimit/certifikimit në kualifikimin ne fjale.
Një nga të arriturat më të mëdha të këtij viti është ofrimi nga Instituti KAF I trajnimeve/certifikimeve për Auditor i Brendshëm i Certifikuar në Sektorin Privat dhe Publik dhe Instituti tani do të punojë edhe më shumë në:
– Promovimi dhe zhvillimi i praktikës së auditimit të brendshëm;
– Shpërndarja e udhëzimeve teknike dhe profesionale tek anëtarët;
– Ofrimi i Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (Ofrimin e EVP-ve: 40-60 orë në vite), si dhe
– Sigurimi i mundësive për anëtarët, shkëmbimin e informacionit në mes anëtareve duke shkëmbyer praktikat më të mira të tyre.
Për më shumë KLIKO KËTU.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'