ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se ka filluar aksioni i largimit të barishteve nga trotuari në Ferizaj.

Ekipet e NPL “ Ambienti” janë duke vazhduar aksionin për pastrimin dhe lirimin e trotuareve nga barishtet nëpër rrugë, i cili synon krijimin e kushteve më të mira për lëvizje të lirë dhe të sigurt të qytetarëve, po ashtu dhe ruajtjen e dhe pastërtinë në hapësirat publike.


“Aksioni ka filluar në qytet dhe në fshatrat e Komunës së Ferizajt dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me synim mirëmbajtjen e mjedisit dhe përmirësimin e infrastrukturës publike për të gjithë qytetarë”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/