eksperti ad

Vetëm pak ditë pas përfundimit të suksesshëm të kursit të parë për licencimin e trajnerëve me Licencën C të UEFA, sot, në Banjën e Pejës “ONIX”, u bë hapja e kursit të dytë për licencën C të UEFA-s.

Edhe ky kurs organizohet nga FFK-ja në bashkëpunim me Federatën Gjermane të Futbollit.


Në kursin e dytë marrin pjesë 24 trajnerë, prej tyre dy femra.

30624137 10214764240112129 8411769212439101440 o

Ky kurs do të mbahet në dy faza me ligjërata dhe punë praktike, prej 10 prillit deri më 14 prill dhe prej 7 majit deri më 11 maj.

30594396 10214764242712194 753650800625975296 o

Fillimisht të pranishmit i ka përshëndetur drejtori teknik i FFK-së, Michel Nees, i cili i ka njoftuar pjesëmarrësit me rregullat dhe përmbajtjen e këtij kursi, derisa ka thënë se ky shkollim është i rëndësisë së veçantë, për faktin se tashmë FFK ka hyrë në sistemin e edukimit të UEFA-s. /Telegrafi/

telegrafi sport app