LAJMI I FUNDIT:

Fillimi i vështirë, të pamposhtur qe tri ndeshje, kënga që ia kushtuan tifozët – Rashica i thotë të gjitha te Norwichi

Tri ndeshje të pamposhtur dhe shtatë pikë nga nëntë kanë treguar se Norwich City është konkurrues në nivelin e Ligës Premier, kështu mendon Milot Rashica që ka dhënë një intervistë për faqen e klubit.

“Ishte një fillim shumë i vështirë”, shpjegon reprezentuesi i Kosovës. “Ne patëm një parasezon të ndërprerë me shumë raste të COVID-19, kështu që na u desh të anulonim disa miqësore”.


“Lojë për lojë, ne e njohim njëri-tjetrin shumë më mirë dhe po luajmë stilin tonë. Në tre ndeshjet e fundit, ne kemi treguar se mund të luftojmë në këtë nivel të lartë”.

“Për sa kohë që luaj dhe stërvitem me këta djem, kjo e bën më të lehtë sepse jam në formë dhe mund të përshtatem me ritmin, por ishte një sfidë e madhe në fillim”.

“Kundër Wolves, ishte një lojë shumë e mirë nga e gjithë skuadra. Ne luftuam, ndihmuam njëri-tjetrin dhe bëmë gjithçka së bashku. Në fund morëm një pikë, por e merituam të merrnim tre, prandaj u ndjemë pak keq pas ndeshjes”.

“Ishte një ndeshje që ne treguam se bëmë gjithçka për të fituar, por ne marrim një pikë dhe po shohim përpara”.

E pyetur për ndikimin e trajnerit të ri, Dean Smith, Rashica shtoi se ka qenë një tranzicion i qetë.

“Është shumë mirë për momentin, veçanërisht kur ke tre ndeshje pa humbje dhe fiton disa pikë”, potencoi lojtari nga Vushtrria. “Atmosfera është e mirë”.

“Ata po bëjnë një punë të shkëlqyer dhe ne po e shijojmë atë. Është një stil i ngjashëm loje me atë që patëm me Daniel Farke, kështu që ai dhe stafi i tij bënë një punë të shkëlqyer për të na lejuar të jemi në momentin që kemi tani”.

“Të dyve u pëlqen futbolli sulmues dhe mua më pëlqen gjithashtu. Nuk po pranojmë golat e lehtë që na kushtuan në ndeshjet e para. Po krijojmë raste dhe duhet vetëm të shënojmë edhe disa gola”.

“Ne po flasim çdo ditë sepse shihemi dhe kemi shumë takime. Tani jemi në rrugën e duhur. E vetmja gjë që më mungon mua dhe skuadrës është më shumë gola dhe asistime, por për sa kohë që ne vazhdojmë të fitojmë pikë dhe luajmë lojëra të mira, nuk ka shumë rëndësi kush shënon”.

Për rëndësinë e ndeshjes të së martës kundër Newcastle, Rashica deklaroi se Kanarinët nuk do të nënvlerësojnë askënd dhe duhet ta shohin çdo ndeshje si të domosdoshme.

“Ne kemi qenë gjithmonë të sigurt se jemi mjaftueshëm të mirë dhe kemi cilësi në këtë ekip për të qëndruar në ligë”, bëri të ditur ai. “Fillimi nuk ishte i mirë, por është një sezon i gjatë dhe besoj se do ta bëjmë”.

“Është gjithmonë mirë të kesh pak presion. Pas ndeshjes së fundit të mirë që patëm, do të shkojmë atje dhe do të përpiqemi të bëjmë detyrën tonë për t’u rikthyer me tre pikë”.

“Nuk ka ndeshje të lehta, nuk ka rëndësi nëse skuadra është e fundit apo e para. Çdo javë ka surpriza në Ligën Premier. Unë mendoj se çdo javë është një domosdoshmëri për të fituar për shkak të pozicionit në të cilin jemi”.

Rashica është bërë i preferuari i tifozëve kohët e fundit me paraqitjet e tij në fushë, duke marrë çmimin e ndeshjes nga tifozët kundër Wolves.

“Unë mund të dëgjoja këngën time të re”, ka thënë ai. “Në fillim nuk e kuptova sepse isha i fokusuar te loja, por e kam parë më vonë në rrjetet sociale”.

“Ka qenë një mirëseardhje e mrekullueshme deri më tani. Mund ta ndjeni edhe jashtë stadiumit dhe jashtë klubit të futbollit. Të gjithë në qytet jetojnë për këtë klub, kështu që ata meritojnë që ne të japim gjithçka për ta”, ka përfunduar lojtari i Dardanëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Liga e Kampionëve
Lojtarët e Barcelonës e kanë ndjekur Mbappen në tunel pas humbjes nga PSG

Lojtarët e Barcelonës e kanë ndjekur Mbappen në tunel pas humbjes nga PSG

Liga e Kampionëve
Tifozët e Arsenalit gjetën justifikimin për humbjen: Bayern mashtroi Topçinjtë me një truk

Tifozët e Arsenalit gjetën justifikimin për humbjen: Bayern mashtroi Topçinjtë me një truk "të pistë"

Liga e Kampionëve
Bellingham: Hera e parë që vëllai im më pa të luaja për Real Madridin, jam vërtetë krenar

Bellingham: Hera e parë që vëllai im më pa të luaja për Real Madridin, jam vërtetë krenar

Liga e Kampionëve
“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori