LAJMI I FUNDIT:

Fillim i keq për kampionin, Chelsea mposhtet në shtëpi (Video)

Fillim i keq për kampionin, Chelsea mposhtet në shtëpi (Video)

Nuk ka nisur aspak mirë sezoni i ri në Ligën Premier për kampionin në fuqi, Chelsea, që para tifozëve në Stamford Bridge pësoi humbje prej 3-2 nga Burnley.

Që nga minuta e 14-të e takimit, Blutë mbetën me një futbollist më pak në fushë, pasi Gary Cahill u përjashtua me karton të kuq.


Përjashtimi i Cahill ishte ndër momentet vendimtare të ndeshjes (Twitter/Squawka)

Ndërsa në vazhdim, mysafirët ishin të pandalshëm. Sam Vokes ishte i pari që shënoi në minutën e 24.

Stephen Ward (39’) dhe sërish Sam Vokes (43’) bënë që vizitorët të shkonin në pushim me tre gola epërsi.

Në gjysmën e dytë, nikoqirët bënë presion të vazhdueshëm, mirëpo te goli arritën vetëm në minutën e 69-të.

Transferit të ri, Alvaro Morata, nuk iu deshën shumë minuta në fushë për ta shënuar golin debutues në Ligën Premier. Pas një harkimi të Willian, sulmuesi spanjoll arriti të realizojë me kokë (69’).

Morata shënoi golin debutues në Ligën Premier (Twitter/Squawka)

Në vazhdim, Chelseat iu përjashtua edhe një lojtar. Cesc Fabregas mori kartonin e dytë të verdhë (81’).

Mirëpo, edhe me nëntë lojtarë, Blutë arritën të shënonin golin e dytë. David Luiz u gjend më së miri në zonë për ta dërguar topin në rrjetë (88’).

Me gjithë përpjekjet deri në fund të takimit, Chelsea u desh ta pranonte humbjen në këtë javë të parë të sezonit 2017/2018 në Ligën Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori