LAJMI I FUNDIT:

Filipçe thotë se ka rënie të rasteve

Filipçe thotë se ka rënie të rasteve

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se trendi i uljes së rasteve të reja që filloi javën e kaluar vazhdon edhe këtë javë. Ai tha se ulet faktori i bartjes së virusit dhe këtë e vërtetojnë edhe numrat.

“Faktori R i bartjes është ulur për 0.9%. Përvoja nga valët e kaluara tregoi se së pari ulet faktori i bartjes, më pas fillojnë të bien numrat dhe të ulet trysnia ndaj spitaleve. Sot numrat janë nën 900, kemi 880 raste të reja”, tha Filipçe.


Për vdekshmërinë e madhe, Filipçe theksoi se si shumë herët deri tani, pjesa më e madhe e të vdekurve janë të pavaksinuar ose kanë pasur sëmundje të mëhershme në sistemin kardiovaskular të mushkërive dhe se mjekohen jashtë spitaleve dhe kur vijnë në spital janë me parametra të këqija.

Filipçe tha se të vdekurit me vaksinë kanë pasur sëmundje të mëhershme si karcinom, diabet ose intervenime kirurgjike./Telegrafi/