LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Nuk ka mospërputhje në punën e hematologjisë dhe onkologjisë

Filipçe: Nuk ka mospërputhje në punën e hematologjisë dhe onkologjisë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sonte në një intervistë për Kanal 5 tha se personalisht ai dhe Ministria e Shëndetësisë nuk kanë juridiksion të marrin pjesë në proces për furnizimin e cilit do institucioni shëndetësor.

“Ajo është përgjegjësi e ekipit menaxhues të vet klinikës apo cili do institucion tjetër shëndetësor, që planifikojnë furnizime në bazë të numrit të pacientëve dhe në bazë të ilaçeve të nevojshme”, tha Filipçe, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Buxhetet janë të mëdha për shkak se ilaçet janë të shtrenjta. Nga shkaku se atje shërohen pacientë që vuajnë nga sëmundje të rënda. Ne i kërkuam dokumentet pas shpalljes së procedurave në publik. Kërkuam të gjitha dokumentet nga Komisioni Anti-korrupsion, u konsultuam me njerëz të institucioneve tjera, siç është Policia Financiare. Nëse është e nevojshme, do t’i ndërmarrim të gjitha masat që janë në juridiksionin tonë. Deri tani nuk ka pasur ndonjë mospërputhje në punën e hematologjisë, as në Klinikën e onkologjisë”, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Në intervistë ministri i Shëndetësisë vlerësoi se ka trashëguar shëndetësi në “gjendje të komës” dhe se duhet kohët, tha, të zgjohet, të përforcohet dhe të ec në këmbë.

Ai shtoi se me reformat që ndërmerren, shëndetësinë do ta bëjnë moderne dhe evropiane, ku përfitim më të madh do të kenë pacientët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori