LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Mjekët e huaj pa licenca, nuk mund të punojnë në Maqedoni (Video)

Filipçe: Mjekët e huaj pa licenca, nuk mund të punojnë në Maqedoni (Video)

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një deklaratë për media ka thënë se është e palejueshme që mjekë të huaj, pa licenca dhe të paparaqitur të punojnë në institucionet e Maqedonisë.

Ai tha se këto veprime do t’i dënojnë ashpër, ndërsa do të kërkojnë llogari edhe nga institucionet shtetërore, njofton Telegrafi Maqedoni.

Parregullsi të shumta në Banjat e Katllanovës, rrezikojnë mbylljen
Lexo po ashtu Parregullsi të shumta në Banjat e Katllanovës, rrezikojnë mbylljen

“Është e palejueshme që mjekë të vendeve të huaja, të paparaqitur, pa licenca, gjegjësisht nuk dijmë asgjë për licencat e tyre, të punojnë kudo qoftë në shtetin tonë. Këtë do ta sanksionojmë ashpër, gjithashtu edhe ndaj institucioneve të cilat kanë ingerenca do të kërkojmë llogari”, tha Filipçe.

Këto deklarata të ministrit të Shëndetësisë erdhën pasi në Banjat e Katllanovës u zbulua se mjekë të huaj, të cilët nuk kanë pasur licenca, kanë punuar me pacientë nga Maqedonia./Telegrafi/