LAJMI I FUNDIT:

Filikaqë dhe lule në mbledhjen e senatit të UP-së, studentët: Duam sistem antiplagjiaturë

Filikaqë dhe lule në mbledhjen e senatit të UP-së, studentët: Duam sistem antiplagjiaturë

Gjatë mbledhjes së Senatit të Universitetit të Prishtinës, përfaqësues të Parlamentit Studentor kanë kërkuar që rektori i ardhshëm i Universitetit të Prishtinës (UP) të jetë kundër plagjiaturës.

Nënkryetari i Parlamentit Studentor, Bleron Beka, tha se i kanë disa kërkesa të cilat dua t’i fusin në rend dite në këtë mbledhje të senatit.


Ai po ashtu theksoi se para se të zgjidhej ushtruesja e detyrës së rektorit në UP, Parlamenti Studentor nuk kishte informacion se cili emër do të ishte, përcjell Telegrafi.

“Në emër të Parlamentit Studentor duam që kërkesën ta paraqesim edhe para senatit. Kërkojmë që të themelohet një rregullore për procesim të trajtimeve të rasteve për plagjiaturë. Kërkojmë po ashtu që ta fus këtë pikë në rend dite. I kemi pyet të deleguarit e senatit para votimit të ud-rektorit, asnjëri prej tyre s’ka pas informacionin më të vogël”, tha ai duke shtuar se emrin e ushtrueses së detyrës së rektorit e dinin vetëm dy dekanë.

Bleron Beka, nënkryetar i Parlamentit Studentor, para rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” /Foto: Ridvan Slivova/

“Të vetmit kanë qenë dy dekanë, ndërsa të tjerët kanë qenë të painformuar. Kur e kemi pyet anëtarin e katërt të Këshillit drejtues, ai është i deleguar nga senati, kryesuesi iu ka drejtuar Këshillit drejtues ‘ne jemi marr vesh’”, u shpreh Beka.

Ai gjithashtu i paralajmëroi dy dekanët se nëse nuk do të ketë bashkëpunim me studentët, ata do t’i bëjnë publike edhe fotografitë e tyre në 14 njësi të dekanëve.

“E, se me kënd janë marr vesh, nuk e dimë. Ju bëjmë me dije dy dekanëve që do të bëhet targetimi i tyre dhe individual dhe mos të ketë prishje të hierarkisë. Si dhe ju bëjmë me dije dekanëve se fotot e tyre dhe rrjedha e ngjarjes do të shpërndahet në 14 njësi akademike në rast se nuk shohim progres të bashkëpunimit”, u shpreh ai.

Tutje nënkryetari i Parlamentit Studentor i dhuroi një lule ushtrueses së rektores së UP-së, Luljeta Plakollit.

Nënkryetari i Parlamentit Studentor, Bleron Beka i dhuron lule ud-rektorit të UP-së, Luljeta Plakollit

“Me vete e kam marr një filikaq dhe një lule, të cilën dua t’ia jap ud-rektorit. E sa i përket filikaqës kisha pas qejf me qenë akti i fundit që e kisha përdorë. Por nëse kjo ka me qenë mjeti i fundit atëherë do ta përdorim. Rektori i ardhshëm nuk duhet të jetë pro plagjiaturës”.

Sipas tij, ka ardhur koha që të ketë reforma në UP, përcjell Telegrafi.

“Ka shku koha kur studenti ka me pyet shefin e teknikut se çka me fol. Ka ardhur koha që të ketë reforma në universitet dhe të ketë avancim në këtë universitet. Kërkoj nga ud rektorja që të fusin në rend dite kërkesën tonë”, tha ndër të tjera Beka.

Po ashtu studentët vendosën një pankartë para senatit të UP-së më mbishkrimin “Duam sistem antiplagjiaturë”. /Telegrafi/

Studentët e UP-së protestojnë para rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” /Foto: Ridvan Slivova/
Studentët e UP-së protestojnë para rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” /Foto:Ridvan Slivova/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori