LAJMI I FUNDIT:

Fiket forumi i njohur i hakerëve – RaidForums

Fiket forumi i njohur i hakerëve – RaidForums

RaidForums është fikur, pasi më herët është arrestuar themeluesi dhe moderatori i saj.

RaidForums, i njohur si forumi i hakerëve, është tejet i popullarizuar për kriminelët e sulmeve kibernetike, që bënin blerje dhe shitje të dhënave të vjedhura, transmeton Telegrafi.


Forumi është shuar në kuadër të një aksioni të koordinuar që e realizuan Europoli, dhe agjencitë e tjera të policisë nga një numër i madh i shteteve, transmeton Telegrafi.

Në këtë mënyrë, janë shënjestruar shumë kriminelë që kanë përfituar jashtëligjshëm nga shitja e informacioneve të vjedhura.

Vlerësohet se në momentin kur është fikur, në forum kishte pasur në ofertë mbi 10 miliardë të dhënash në shitje.

Në aksionin global morën pjesë Europoli, agjencia nacionale britanike për luftën kundër krimit, ministria amerikane e Drejtësisë, ajo e Portugalisë, Suedisë dhe Rumanisë. /Telegrafi/