Figo tregon për ambiciet e Zidanes
Gjithmonë e më shumë është duke u folur për largimin e Rafa Benitezit nga stoli i Real Madridit.
Fliten shumë emra për zëvendësime, ndërsa i pashmangshëm është edhe emiri i Zinedine Zidane që udhëheq skuadrën e dytë të Real Madridit.
Figo beson që ish bashkëlojtari i tij e ka për objektiv drejtimin e mbretërve.
“Mendoj se ideja e Zidane është për ta drejtuar skuadrën e parë një ditë. A do të varet nga rrethanat e Benitez? Problemi është se te Real Madridi kurrë nuk ke kohë. Ju gjithmonë duhet të fitoni”, ka thënë Figo. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/12/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































