Fifi publikon klipin e këngës "Akoma"

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik Fifi, e ka publikuar këngën e re, të cilën e ka titulluar "Akoma".
Kënga e re është shoqëruar edhe me video muzikore ndërsa është realizuar nga producenti Apollo.

Për tekstin është kujdesur vet Fifi, derisa për xhirimet e videoklipit është angazhuar produksioni Cinematic.
Bashkëpunimi me MC Kreshën, "Psikopatja jote", është një prej projekteve më të fundit dhe shumë të pëlqyer të Fifit.
Xhirimi në skenë i këngës konkurruese për Festivalin "Kënga Magjike" është shikuar mbi 19.5 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































