Filloreta Raçi-Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të dashura shqiptare.

Këngëtarja e njohur edhe gjatë kësaj periudhe mbetet e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore në vende të ndryshme të botës.


Së fundmi, Fifi ka udhëtuar drejt Amerikës ku do të performoi për bashkatdhetarët atje në disa koncerte bashkë me këngëtarin tjetër, Yll Limani.

fifi.official.fr 277418476 852411982208480 957559288333563650 n Foto: Fifi/Instagram

Dhe nga New Yorku nuk kanë munguar as imazhet që Fifi ka sjell për fansat e saj në llogarinë e saj në Instagram.

Disa foto Fifi postoi edhe sot (e diel) teksa shihet e veshur me shumë stil, pantallona të gjerë, këmishë të bardhë, një kapele gri dhe xhaketë të zezë.

fifi.official.fr 277291735 1410906202697277 1648806140339496431 n Foto: Fifi/Instagram

Këngëtarja nga Ferizaj kompletoi dukjen me një qafore të gjatë që ia mbulonte këmishën, ndërsa disa aksesor vendosi edhe në duar dhe gjithashtu një palë vathë në veshë.

“Ëndrrat më sollën këtu”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e imazheve që pranuan komente të shumta nga ana e miqve dhe fansave të saj.

fifi.official.fr 277318962 399248708707880 1952728347162414587 n Foto: Fifi/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që projekti i fundit i artistes është “Hana” që e solli në bashkëpunim me DJ PM dhe DJ Dagz.

Ndryshe, Fifi aktualisht po shijon romancën e re me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushi, çifti janë pothuajse të pandashëm që kur bën publike lidhjen. /Telegrafi/