Filloreta Raçi - Fifi ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

Artistja nga Ferizaj ka sjell këngën e re "Trëndafil Blu" në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun.


55 1 Fifi gjatë videoklipit "Trendafil Blu"

Projekti i tyre është kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale me paraqitje të veçantë të 29 vjeçares.

4 1 Fifi gjatë videoklipit "Trendafil Blu"

Teksti është shkruar nga vet këngëtarja bashkë me Saia me muzikë të Marsel Gungës.

Miksimi dhe masterizimi ndërkohë u realizua nga Apollo.

Fifi nga ana tjetër është rikthyer fuqishēm me projekte muzikore pasi u bë nënë për herë të parë.

Screenshot 14 19 Ermal Fejzullahu gjatë videoklipit "Trëndafil Blu"

E njëjta këtë verë ka qenë më pak e angazhuar me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/