LAJMI I FUNDIT:

FIFA nis hetimet për Messin dhe Paredes, Argjentina rrezikon të mbetet pa dy yjet në gjysmëfinale

FIFA nis hetimet për Messin dhe Paredes, Argjentina rrezikon të mbetet pa dy yjet në gjysmëfinale

Argjentina ka arritur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’, falë një fitore emocionuese ndaj Holandës.

Koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2, derisa pas ekzekutimit të penalltive argjentinasit mposhtën holandezët me rezultat 4-2.


Ka qenë një ndeshje me shumë emocione dhe tensione nga kampet e dy Kombëtareve në fjalë dhe tani FIFA ka hapur hetimet.

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror FIFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Argjentinës, por edhe ndaj asaj të Holandës.

Por lajmet e fundit thonë se FIFA në procedurë e ka futur edhe kapitenin e Argjentinës, Lionel Messin pas përplasjes që ky i fundit pati me trajnerin holandez Louis Van Gaal, ku pas ndeshjes shkoi te ai dhe u përplas edhe pse intervenuan dy stafet për të ndalur një konflikt verbal.

Gjithashtu do të analizohet edhe intervista e Messit pas ndeshjes ku ofendoi kundërshtarin si dhe kishte thënë disa fjalë për gjyqtarin kryesor Lahoz.

FIFA e ka vendosur në procedurë disiplinore edhe mesfushorin Leandro Paredes, ku nga ai nisi gjithë sherri mes dy Kombëtareve, pasi konsiderohet që me qëllim goditi me top bankën rezervë të holandezëve.

Në lidhje me të dyja rastet, FIFA ka nisur një hetim me Komisionin e Disiplinës që do t’i shqyrtojë në imtësi këto momente dhe më pas do të dalë me një vendim dhe mbetet për t’u parë nëse Messi dhe Paredes do të dënohen, ku nuk përjashtohet edhe një skualifikim për në gjysmëfinalen ndaj Kroacisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Kalo në kategori