Një video interesante që tregon garën e makinave të vjetra dhe të përdorura, është publikuar në një kanal në platformën YouTube.

Sipas klix.ba, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për vetura si Zastava 750 LE e famshme si Fiça, Zastava 101, Renault 4 TL ose Quadruple, Yugo 45, Volkswagen 1200 J, përkatësisht Buba, si dhe një Fiat 126 BSI.

Siç thuhet më tej, bëhet fjalë për modele të njohura vite më parë, sidomos në ish-Jugosllavi.

Dhe për të parë se cila nga këto “mini vetura” fitoi garën, shihni videon më poshtë. /Telegrafi/