LAJMI I FUNDIT:

FFK: Vizita e sekretarit gjeneral Theodoridis, dëshmi e mbështetjes së fuqishme të UEFA-s

FFK: Vizita e sekretarit gjeneral Theodoridis, dëshmi e mbështetjes së fuqishme të UEFA-s

Vizita e sekretarit gjeneral të UEFA-s, Theodore Theodoridis me bashkëpunëtorët e tij në Kosovë dhe prania e tij në ndeshjen Kosova – Ishujt Faroe, ishte një ngjarje shumë e rëndësishme për futbollin tonë dhe dëshmi e mbështetjes së fuqishme nga institucioni i futbollit evropian për FFK-në.

Njeriu i dytë i UEFA-s, i cili në kohën e aplikimit të FFK-së për anëtarësim në UEFA ishte si këshilltar i FFK-së në të drejtën e saj ligjore, edhe një herë dëshmoi se është një mik i madh i FFK-së.


“Ardhja e tij kishte për qëllim që edhe një herë ta konfirmojë mbështetjen e pa rezervë që shtëpia e futbollit evropian e ka dhënë dhe do ta japë edhe në të ardhmen për zhvillimin e futbollit në Kosovë”.

“Theodoridis i dha mbështetje të plotë presidentit Agim Ademi dhe bashkëpunëtorëve të tij në vazhdimin e rrugës dhe projekteve të nisura nga FFK në kohën e ish-presidentit Fadil Vokrri, por premtoi përkrahje të fuqishme edhe për projektet e reja të FFK-së”.

“Nga kjo vizitë e sekretarit gjeneral Theodore Theodoridis u arrit pajtueshmëria që FFK-ja ta bëjë strategjinë e zhvillimit në partneritet të plotë me UEFA-n në mënyrë që të ecet me hapa të sigurt dhe gjigant përpara”.

“Pra, epoka e rezultateve konkrete po fillon dhe e ardhmja e futbollit të Kosovës pa dyshim do të jetë e ndritur”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori