LAJMI I FUNDIT:

Fetahu: FBK synon edhe organizimin e Evropianit 2020

Fetahu: FBK synon edhe organizimin e Evropianit 2020

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll për grup moshat U18 është shpallur Kampion Evropian për Divizionin C, pasi mposhti Qipron në finale.

Arben Fetahu, kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës foli rreth organizimit të madh që u bë në vendin tonë, ndërsa u shpreh i lumtur për triumfin e Kosovës në këtë kompeticion.

“Sigurisht se jam shumë i lumtur me triumfin e përfaqësueses sonë. Jam shumë i lumtur që u shpagua mundi së pari i djemve tanë në fushë por edhe për stafin që ka qenë përkrahë tyre”, deklaroi Fetahu për RTV Dukagjinin.

I pari i FBK-së ka folur edhe për gjasat që Kosova ka në garën e Divizionit B, ku përfaqësuesja jonë garon sezonin e ardhshëm.

“Divizioni B është jashtëzakonisht i fortë. Këtë vit në finale për këtë divizion janë përballur Sllovenia me Izraelin. Kanë qenë pjesëmarrëse edhe shumë përfaqësuese tjera të forta të Evopës si Rusia apo Finlanda, kështu që nuk do të ishte reale që vitin tjetër të presim të kalojmë në Divizionin A më këtë përfaqësuese që kemi”, tha Fetahu.

Fetahu tregoi edhe ambiciet tjera që ka Federata e Basketbollit të Kosovës për organizimin e Europianit për grup moshat U20 në vitin 2020.

“Kërkesë e jona do të jetë që të organizojmë kampionatin U20 që do të mbahet pas dy viteve, pikërisht kur edhe djelmoshat tonë që fituan do të jenë në atë grup moshë, por do të kemi edhe disa djelmosha tjerë që për arsye studimi ose te tjera nuk janë ftuar nga përzgjedhësi Karabegu sivjet”, deklaroi ndër të tjera Arben Fetahu./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori