LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 5° lightrain

Festivali “Newborn Kosova” me një performancë të jashtëzakonshme në Podujevë

Festivali “Newborn Kosova” me një performancë të jashtëzakonshme në Podujevë

Edicioni i tretë i Festivalit “Newborn” Kosova është hapur të premten në Podujevë. Ansamble të këngëve dhe valleve të nëntë shteteve të botës kanë ofruar një performancë të jashtëzakonshme nëpër qytetin e Podujevës me valle e këngë tradicionale të vendeve që përfaqësojnë.

Nga mesdita rreth 300 pjesëmarrës nga këto vende, të ndarë në grupe dhe të shoqëruar edhe nga vullnetarë llapjanë, kanë vizituar qytetin e Podujevës, përfshirë Galerinë e Arteve në qytet.
Pasditja ka nisur me defilimin e tyre nga Shkolla “Ibrahim Rugova” nëpër Bulevardin e Qytetit, ku edhe gjatë kësaj kohe, nëpërmjet valleve të tyre kanë shfaqur një kolorit të pasur kulturor e artistik për qytetarët e Podujevës.

Shfaqja kryesore është dhënë në Sheshin “Katër Dëshmorët”, aty ku është bërë edhe hapja e këtij Festivali të sivjetmë, e që në Podujevë mbahet në kuadër të Manifestimit “Ditët e Diasporës”. Aty ansamblet e këngëve dhe valleve të Sllovenisë, Turqisë, Kroacisë, Spanjës, Meksikës, Lituanisë, Ukrainës, Çekisë dhe Rumanisë, para të pranishmëve kanë shfaqur talentin e tyre të këngëve e valleve tradicionale.


Hapjen zyrtare të “Newborn Kosova” e kanë bërë drejtoresha e Festivalit, Zymrije Graiçevci dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Kryetari Bulliqi tha se jemi shumë të lumtur që i kemi vallëtarët nga nëntë vende të ndryshme të botës sot në Podujevë, me veshjet e tyre tradicionale duke performuar para publikut llapjanë.

Për më shumë se dy orë, deri pas orës 22:00, qytetarët e Podujevës kanë përjetuar shfaqje të jashtëzakonshme.

Kryetari Bulliqi për shtetet pjesëmarrëse ndau nga një dhuratë dhe mirënjohje në shenjë respekti për performancen e tyre në Podujevë, poashtu edhe anasamblet e shteteve kishin përgatitur nga një dhuratë për kryetarin Bulliqi.

E më pas, deri pas mesnate, përfaqësuesit e këtyre nëntë shteteve janë argëtuar në After Party-n e organizuar për ta.

Ky Festival do të vazhdojë rrugëtimin e tij edhe në tri komuna tjera, por që hapjen zyrtare e ka bërë në Podujevë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Lajme
Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje

Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje

Amerika
Arbër Bytyqi komenton lojën e Gjestit: Ka vetëbesim të tepruar, ka dalë prej lëkurës së vet

Arbër Bytyqi komenton lojën e Gjestit: Ka vetëbesim të tepruar, ka dalë prej lëkurës së vet

Magazina
Përballja sy me sy, Stresi - Vullnetit: Mirë që u takuam në Big Brother, po të kisha parë jashtë do të kisha rrahur

Përballja sy me sy, Stresi - Vullnetit: Mirë që u takuam në Big Brother, po të kisha parë jashtë do të kisha rrahur

Magazina
Restaurohet vetura e presidentit historik Ibrahim Rugova

Restaurohet vetura e presidentit historik Ibrahim Rugova

Lajme
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Lajme
Kalo në kategori