eksperti ad

Festivali Ndërkombëtar i Folklorit "N'Karadak Krisin Tupanat" rikthehet me edicionin e tij të pestë, duke sjellë në Kosovë ansamble dhe artistë folklorikë nga vende të ndryshme të botës. Ky festival është një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore verore, me qëllim promovimin e trashëgimisë kulturore, dialogut ndërkulturor dhe miqësisë mes popujve.

Festivali zhvillohet në disa qytete të Kosovës, përfshirë Ferizajn, Kamenicën, Gjilanin dhe Vitinë, ndërsa programi përfshin edhe vizita kulturore në Prizren. Përmes muzikës, valleve dhe traditave autentike, festivali krijon një hapësirë ku kulturat e ndryshme prezantohen dhe ndahen me publikun.


Detajet

Data: 28–31 korrik 2026

Koha: Paradat nga ora 19:30, koncertet nga ora 20:00

Vendndodhja: Shtëpia e Kulturës "Gursel dhe Bajram Sylejmani", Viti (me aktivitete edhe në Ferizaj, Kamenicë, Gjilan dhe vizitë kulturore në Prizren)

Programi?

Festivali zhvillohet sipas këtij itinerari:

  • 28 korrik – Ferizaj
  • 29 korrik – Kamenicë
  • 30 korrik – Gjilan
  • 31 korrik – Viti

Në festival marrin pjesë ansamble dhe artistë nga:

  • Panama
  • Meksika
  • Portugalia
  • Polonia
  • Peruja
  • Egjipti
  • Qipro Veriore
  • Turqia
  • Shqipëria
  • Maqedonia e Veriut
  • Kosova
  • Mysafirë nga Luksemburgu

Çdo mbrëmje programi përfshin parada folklorike dhe koncerte artistike në ambiente të hapura.

Arsyet pse duhet të merrni pjesë

  • Për të njohur kultura dhe tradita nga vende të ndryshme të botës
  • Për të ndjekur performanca autentike folklorike dhe artistike
  • Për të mbështetur ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore
  • Për të krijuar mundësi për shkëmbim kulturor dhe njohje me artistë ndërkombëtarë
  • Për të kaluar kohë cilësore me familjen në një atmosferë festive
  • Për të promovuar kulturën dhe traditat vendore para mysafirëve ndërkombëtarë
  • Për të kontribuar në forcimin e vlerave të tolerancës, respektit dhe miqësisë ndërmjet popujve

Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit:

Hyrja në festival është falas dhe nuk nevojiten bileta.

Të gjitha aktivitetet zhvillohen në ambiente të hapura.

Kontakt: