Festivali i Gastronomisë Shqiptare më 2 dhe 3 tetor në Berlin – ftohen shqiptarët nga diaspora që të marrin pjesë
Berlini, një qytet i njohur për diversitetin e tij kulturor dhe skenën e gjallë kulinare, së shpejti do të jetë qendër e gastronomëve më të mirë shqiptarë.
Pas prezantimit jashtëzakonisht të mirë të shqiptarëve gjatë Kampionatit Evropian në futboll dhe përmirësimit të madh të imazhit të shqiptarëve në Gjermani, tani në zemër të Evropës duam të tregojmë edhe potencialin e gastronomisë dhe gastronomëve shqiptarë nga mbarë bota. Ndaj nëse jeni pjesë e gastronomisë, nëse jeni entuziast i gastronomisë, pronar, menaxher apo kuzhinier i ndonjë restoranti/bari/furre buke/marketi/kompanie distribucioni kudo në Evropë apo Amerikë e gjetiu – jeni të mirëseardhur në Global Albanian Gastronomy Festival në Berlin – në festën tonë të përbashkët!
Global Albanian Gastronomy Festival do të jetë panairi më i madh tregtar shqiptar jashtë vendit dhe do të mbahet më 2 dhe 3 tetor 2024 në Arena Hall Berlin. Këtu do të keni mundësi të jashtëzakonshme edhe për vendosjen e partneriteteve, për biznese të reja si në sektorin e gastronomisë dhe në fusha të tjera. Do të jetë kjo një festë e kombinuar e trashëgimisë ushqimore por edhe e kulturës shqiptare dhe bizneseve nën moton “Aty ku tradita takohet me tregtinë”.
Vlerësohet se mbi 20.000 restorante/ bare/ hotele në botë janë të themeluara nga pronarë shqiptarë. Dhjetëra mijëra të tjera janë të menaxhim nga shqiptarët ose janë kompani distribucioni/ club-e/ markete/furra buke etj. Ndaj ky panair do të jetë një shans i jashtëazkonshëm për vendosjen e kontakteve, për bashkëpunim mes gastronomëve dhe kompanive tona nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, nga Mali i Zi e Lugina, por edhe nga mërgata jonë shumë aktive, ku ofrohen produkte cilësore dhe me çmime konkurruese në treg.
Por ky event do të jetë një festë dhe mirënjohje për kontributin e gjithë gastronomëve shqiptar nëpër botë dhe sukseset e tyre të mëdha, sepse ata na bëjnë krenarë me punën e tyre të ndershme dhe cilësore – me punën e tyre të mirë ata janë Ambasadorët më të mirë të vendeve tona.
Ja të paktën pesë arsye pse duhet të jeni edhe ju në këtë event të jashtëzakonshëm:
1. Rrjetëzimi dhe mundësia e bashkëpunimit dhe ndërlidhjes me mbi 100 kompani shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Lugina, të cilat ofrojnë një gamë të larmishme mallrash dhe shërbimesh të përshtatshme për gjithë ciklin e gastronomisë si: Ndërtim, Dizajn dhe Mobilim për restorantet e reja, për hotele e bare.
– Zinxhiri i furnizimit me ushqime dhe pije, vajra, bimë aromatike, paketim, uniforma etj.
– Shërbime të jashtme dhe digjitale si aplikacione, faqe interneti, menaxhim të mediave sociale etj.
– Mundësi investimi në turizëm dhe Real Estate si dhe mundësia e njohjeve e kontakteve me rreth 3000 pjesëmarrës, gastronomë shqiptarë nga e gjithë bota, që pritet të vizitojnë panairin.
2. Potencial për biznes: Eksploroni mundësi të reja dhe krijoni partneritete për sipërmarrje të përbashkëta ose zinxhirë biznesi “ franchise”.
3. Inspirimi dhe kreativiteti: Zbuloni teknika të reja kulinare, provoni dhe shijoni produkte të reja dhe merrni me vete përbërësit e nevojshëm që do t’i shtojnë biznesit tuaj një dozë unike në treg. Merrni me vete edhe ndonjë mik gjerman, italian, francez, turk apo dhe të tjerë dhe tregojuni potencialet e gastronomisë shqiptare.
4. Mësimi i gjërave të reja: Frymëzohuni nga panelet e diskutimit dhe punëtoritë dhe mësoni tendencat më të reja në treg.
5. Festimi i përbashkët: Në fund do të mbahet edhe Mbrëmje Gala dhe Ceremonia e ndarjes së çmimeve. Një event elitar për gastronominë dhe kulturën e pasur shqiptare.
Ekipi organizativ ka një vizion: Të shohim së bashku një botë ku kultura dhe potenciali ekonomik i shqiptarëve njihen dhe vlerësohen në skenën ndërkombëtare.
Pikat kryesore të programit do të jenë: Prezantimi i gastronomëve më të njohur shqiptarë, ekspozita të shumta, mbi 100 shtande që prezantojnë produkte dhe shërbime shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Lugina brenda sektorit të gastronomisë, krijimi i partneriteteve të reja afatgjata mes vete por edhe me blerësit evropianë.
Do të ketë edhe Workshops dhe Panele Diskutimi, do të ofrohet një platformë për angazhim me investitorët e mundshëm dhe do të ofrohen mundësi të reja për zhvillim.
Një EKSKLUZIVITET do të jenë edhe Garat e Gatimive dhe prezantimi i produkteve. Do të ketë Gara gatimesh midis shefave më të mire të kuzhinës, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shijojnë produktet e tyre dhe të njoftohen me teknikat inovative kulinare të kuzhinës shqiptare.
– Promovimi i Potencialit të Turizmit: Vendosja në fokus e potencialeve të turizmit, agroturizmit dhe investimeve duke përfshirë ofertën e pasurive të paluajtshme, duke inkurajuar të ftuarit të eksplorojnë këto mundësi.
– Mbrëmja Gala dhe Ceremonia e Çmimeve: Në fund do të ketë një mbrëmje gala madhështore me pjesëmarrje të nivelit të lartë (në gastronomi, ekonomi dhe politikë nga të gjitha vendet tona por edhe nga Gjermania e vende të tjera), ku do të ndahen edhe Çmime, Falënderime e Mirënjohje për kontribuesit kryesorë të gastronomisë shqiptare në gjithë botën.
Edicioni i parë i Festivalit Global të Gastronomisë Shqiptare 2024 pritet të jetë një event vërtet shumë interesant, një ngjarje e rëndësishme shqiptare në Berlin, ku mund të vendosni partneritete të reja biznesi, ku mund të promovoni produketet tuaja dhe të njoftoheni me trendet më të reja. Ejani edhe Ju, merrni me vete ndonjë mike apo mik, partnerë biznesor e dashamirë të gastronomisë dhe trendeve të reja dhe bashkohuni me ne me datën 2 dhe 3 tetor, në Arena Halle Berlin. Bëhuni pjesë e kësaj feste shqiptare në Berlin, pjesë e festivalit “Aty ku tradita takohet me tregtinë”.
Të gjitha informacionet mund t’i gjeni në faqen e internetit duke klikuar KËTU.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Performanca e bujshme dhe e diskutueshme e Jennifer Lopez në një sfilatë mode në Arabinë Saudite
Kanye West përballet me një padi të re: Ish-bashkëpunëtori i tij pretendon se e detyroi ta dëgjonte atë ndërsa bënte marrëdhënie intime
Sunny Hill Festival nominohet si njëri ndër festivalet më të mira në Evropë
Xheneta e pyet se kur do t’i propozojë, Gjesti i ftohtë në përgjigje: Të shohim një herë çka po rrjedh
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
“Në fillim ka qenë shumë e vështirë” - Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha
Bebe Rexha shfaqet e thjeshtë dhe pa makijazh teksa fotografohet në një dalje të përditshme në pazaret e Los Angelesit
Anisa Veseli hyn të premten në Big Brother VIP Kosova?
Sunny Hill Festival nominohet si njëri ndër festivalet më të mira në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët