Gjatë viteve të krizës Greqia u mor kryesisht me vetveten. Tani e ka kthyer vëmendjen sërish diku tjetër. Shance të mira për gjendjen e vendit ofron festivali i filmit dokumentar të Selanikut.
Menelaos Karamaghiolis duket i kënaqur. Filmi i tij i ri “Kthimi” festoi shfaqjen për here të parë në botë në festivalin XX të filmit dokumentar të Selanikut. Të dy shfaqjet ishin me numër të madh spektatorësh dhe në fund u bënë pyetje interesante. Karamaghiolis është një nga dokumentaristët më të rëndësishëm të Greqisë. Filmi “Kthimi” i kushtohet burgut 55-vjeçar për të miturit në Greqi. Në qendër të filmit është janë të mitur që kanë kryer vepra penale. Shumë prej tyre janë me sfond migracioni ose vijnë nga familje të shtresës së dobët ekonomike të Greqisë, një vendi në të cilën siguria sociale prej shtetit faktinisht nuk ekziston.
Dhe, pikërisht këtu në burg të rinjtë takohen për herë të parë me kulturën dhe edukimin. Aty ata shkojnë në shkollë dhe një aktor i angazhuar ka krijuar një grup vullnetar teatri.
Nëpërmjet teatrit të rinjtë vendosin kontakt me veten e tyre dhe reflektojnë për situatën ku ndodhen dhe shohin alternativat që kanë.
“Të burgosurit në përgjithësi e shohin botën të kufizuar. Kur dalin para publikut ata respektohen nga njerëzit që i kanë dënuar, ” shpjegon Karamaghiolis.
Pas shfaqjes të burgosurit vendosin kontakt me spektatorët.
” Një proces individualizimi fillon dhe vendoset baza e risocializimit.”
Karamaghiolis ka vendosur të qëndrojë me kamerën në sfond. Mënyra se si i sheh gjërat ai duhet tëmbesë objektiv. Kështu ai jep shikuesit të filmit përshtypjen e pafalsifikuar të të qënurit në hendekun midis shoqërisë greke dhe shtetit.
Për Eleni Androtsopoulou, drejtoreshë e programit grek të festivalit të Selanikut, filma të tillë i japin cilësi festivalit. Qëllimi është t’i jepen sa më shumë vështrime publikut të huaj dhe atij vendas për të kuptuar çfarë ndodh në vend.
Këtë vit u pa qartë se Greqia është zhvilluar. Mbas shpërthimit të krizës financiare kamerat e regjizorëve u drejtuan kryesisht tek mizerja ekonomike e vendit. Gjermania u shfaq në to kryesisht si vendi që e ka fajin. “Këto ishin vitet e para të shokut”, kujton Androtsopoulou. Pastaj u zhvilluam.
“Prodhuesit grek të filmave janë bërë ndërkombëtarë. Janë bërë shumë prodhime të përbashkëta me vende të tjera evropiane. Filluam të shohim pak më tutje.”
Në fillim të 80 filmave grekë që shfaqen në festival sheh edhe logo të firmave gjermane. Ato nuk kanë bërë vetëm financimin e filmave. Vështrimit grek mbi krizën i është dhënë një reflektim në nivel evropian.
“Sot regjisorët merren më pak me pasojat e krizës se sa me proceset e transformimit të shoqërisë “, shpjegon Androtsopoulou.
Kështu për vizitorët grekë dhe jo grekë festivali kthehet kështu në forum këmbimi.
Një të tillë prezanton regjisori gjerman Hans Block. Ai ka ardhur për herë të parë në festival me filmin e tij “The Cleaners” (regji e përbashkët me Moritz Riesewick).
“Festivali- Sundance nuk ishte organizuar shumë mirë”, thotë duke qeshur 32-vjeçari kur kujton shfaqjen e filmit të tij në festivalin prestigjoz amerikan.
Filmi i tij ka në qendër të rinj filipinas në Manila, që punojnë si ‘Content Manager’. Duke mos pasur detyrime shoqërore dhe ndaj punëdhënësve ata vendosin vetë çfarë fotografish të lejojnë ose jo në rrjetet sociale. Secili prej tyre censuron deri në 25 mijë fotografi në ditë.
Kështu Block dhe Riesewick merren me një pyetje shumë të rëndësishme të epokës mediale: Kush vendos çfarë duhet të shohim dhe çfarë nuk duhet të shohim?
Pornografi fëmijësh, ekzekutime islamiste, vetvrasje: content manager-ët në Manila konfrontohen përditë me pyetje të tilla. Filmi, ishte një nga 180 filmat që u shfaqën në Selanik dhe që tregon kompleksitetin e kohës ku jetojmë. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAli Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!
Biznesi i filmave ... mbaroi!
Karnavalet, origjina dhe domethënia
Atentatet, tenisi dhe 250 cigare në ditë: 50 fakte nga jeta e Ahmet Zogut
ARMIKU
Skulptura e vetme e mbijetuar e Leonardos?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert