LAJMI I FUNDIT:

Festivali i filmave malorë BANFF vjen sërish në Prishtinë

Festivali i filmave malorë BANFF vjen sërish në Prishtinë

BANFF Kosovo, festivali i filmit për sportet malore dhe aventurën në natyrë, vjen në Cineplexx Prishtina nga BANFF Centre Mountain Film Festival në Kanada me një përzgjedhje filmash që kanë për qëllim të promovojnë sportet malore, aventurën në natyrë, çiklizmin, çështjet mjedisore, fuqizimin e gruas në sportet malore si dhe sfidat njerëzore në ekspedita të rralla natyrore.

Në edicionin e dytë në Prishtinë, BANFF Kosovo shfaqë një program prej 16 filmash të shkurtër të ndarë në RED dhe BLUE Programme, që do të shfaqen përgjatë dy ditëve, me 5 dhe 6 Tetor në kinematë Cineplexx Prishtina.

“Si pjesë e këtij edicioni të BANFF Kosovo, sjellim udhëtime nga vende të largëta, sfida njerëzore në ekspedita të rralla, tregime të sporteve ekstreme, adrenalinë dhe pafund energji, në një eksperiencë të jashtëzakonshme kinematografike. Kjo përzgjedhje filmash për shfaqje në Prishtinë, ka për qëllim inspirimin dhe motivimin tonë për ta dashur dhe respektuar natyrën si dhe njëri-tjetrin, me shpresë që sfida që po e kalojmë tani me COVID-19 të jetë e fundit, kurse rikthimi ynë në normalitet të paraqesë mundësi fantastike për aventura të përbashkëta” – është shprehur Drejtori i BANFF Kosovo, Besnik Shala.


RED Programme që shfaqet me 5 Tetor, hapë edicionin e sivjemë të BANFF me filmin ‘Mother Earth’ që trajton çështjet mjedisore, për të vazhduar me filmin ‘Pretty Strong: Fernanda’ një film për ngjitësen e maleve Fernandën përmes të cilës promovohet fuqizimi i gruas në këtë sport. Filmat tjerë sjellin shpirtin e aventurës, skijimit, ciklizmit dhe paraglajding.

Me 8 Tetor në BLUE Programme shfaqen një përgjedhje tjetër prej 8 filmash, mes tyre filmi ‘Running the Toog’ nje portret për një grup vrapuesesh britanike në Taxhikistan, si dhe nje mori filmash tjerë që fokusohen në përpjeket njerëzore për të arritje në fusha të ndryshme të sporteve ekstreme, anë e kënd botës.

Të 16 filmat që do të shfaqen në Cineplexx në Prishtinë janë produksione të vendeve të ndryshme të botës, duke përfshirë Kanadanë, Gjermaninë, Amerikën, si dhe vende tjera nga mbarë bota.
BANFF Mountain Film Festival organizohet në BANFF (Alberta) të Kanadasë çdo vit që nga viti 1976. Prishtina është për herë të dytë nikoqire e këtij festivali.

Kjo ngjarje kulturore, e artit, sportit dhe aventurës, organizohet nga Banff Mountain Film Festival Kosovo dhe mundësohet nga Komuna e Prishtinës, Ambasada Kanadeze në Kroaci, RED BULL dhe CINEPLEXX në Prishtinë. Datat e prezentuara të festivalit mund të ndërrojnë në rast të mos-relaksimit të masave si pasojë e COVID-19.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Kalo në kategori