LAJMI I FUNDIT:

Festivali i Arkitekturës në Kosovë

Festivali i Arkitekturës në Kosovë

Sot një javë, në Prishtine do të fillojë Festivali i Arkitekturës në Kosovë. Përgjatë dy javëve të para të korrikut, në Prishtinë do mbahen 12 ligjërata, gjashtë punëtori, pesë shfaqje të filmave, një ekspozitë, dy promovime të librave, një debat dhe një sallon i librit. Programi do vazhdojë edhe përgjatë muajit gusht dhe shtator me dy ekspozita tjera, dy punëtori dhe tri ligjërata.

Këtë vit tema e festivalit është “Arkitektura e Shkruar” dhe fokusi i ligjëratave, debatit dhe disa punëtorive do jetë mungesa e leximit dhe shkrimit kritik në arkitekturë, posaçërisht asaj lokale.

Në sallonin e librit do të prezantohen disa nga shtëpitë publikuese më të njohura në botën e arkitekturës, sikurse “DPR-Barcelona”, “Actar”, “Urban Next” dhe “Mies Foundation”.

Të gjitha ligjëratat do mbahen në Kino Armata, çdo mbrëmje duke filluar nga ora 19.00.

Salloni i librit dhe debati mbi shkrimin kritik do mbahet në Soma. /Telegrafi/