LAJMI I FUNDIT:

Festimet e Vitit të Ri në mbarë botën – edhe pak orë kanë mbetur që Kosova të hyjë në 2023

Festimet e Vitit të Ri në mbarë botën – edhe pak orë kanë mbetur që Kosova të hyjë në 2023

Vendet anembarë botën kanë filluar festimet e tyre për pritjen e vitit të ri 2023.

Vendet sikurse kombi paqëror i Kiribatit, Samoa, Zelanda e Re e po ashtu Australia ishin të parat që pritën vitin 2023, për shkak të ndryshimeve në orë, duke pasuar me Japoninë dhe Korenë Jugore, transmeton Telegrafi.


Tashmë dihet se viti i ri ka troktitur edhe në shtetet sikurse India, Pakistani e Emiratet e Bashkuara Arabe, Tajlanda etj.

Edhe pak orë kanë mbetur edhe kur Kosova të hyjë në vitin 2023.

Sipas raportimeve miliona njerëz në mbarë botën kanë filluar festimet e tyre, që presin me gëzim një vit të ri.

Si duken këto festime 

Australia mirëpriti Vitin e Ri me shfaqje spektakolare të fishekzjarreve.

Festimet e Vitit të Ri në Japoni

Në Japoni, Chinka-sai, ose Festivali i Parandalimit të Zjarrit, u mbajt në Mikasanohama të faltores Itsukushima Jinja në Miyajima, për festimet e vendit të Vitit të Ri.

Vendasit u fotografuan duke mbajtur pishtarë pishe të mbledhur në bregun pranë O-torii, i njohur ndryshe si Porta e Madhe.

Njerëzit mblidhen për festime në Seul

Më shumë foto tregojnë njerëzit duke festuar Vitin e Ri në Seul, Koreja e Jugut.

Tajvani feston Vitin e Ri

Një shfaqje fishekzjarre shpërtheu në rrokaqiellin më të lartë të Tajvanit Taipei101 për të pritur Vitin e Ri në Taipei.

Festime spektakolare të Vitit të Ri në Tajlandë 

Fishekzjarret shpërthyen mbi lumin Chao Phraya gjatë festimeve të Vitit të Ri, në Bangkok, Tajlandë.

Singapori shijon shfaqjen e fishekzjarrëve në Marina Bay

Turma njerëzish shikuan fishekzjarrët e shkrepura në Marina Bay, Singapor.

Dublini filloi herët festimet e Vitit të Ri

Fishekzjarret tashmë kanë filluar të shpërthejnë gjatë festimeve të Vitit të Ri në North Wall Quay në Dublin, Irlandë.

Dubai hyn në vitin 2023

Fishekzjarret shpërthyen nga Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë, gjatë festimeve të Vitit të Ri në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Berlini përgatitet të mirëpresë vitin 2023

Turma njerëzish u mblodhën në rrugën e Unter den Linden në natën e Vitit të Ri në Berlin, Gjermani.

Ata po shikojnë një emision televiziv ZDF të transmetuar drejtpërdrejt nga Porta e Brandenburgut.