Festim i 'çmendur', tifozët shqiptarë e bartin në krah moderatorin turk (Video)

Kombëtarja shqiptare ka shënuar fitore kundër Rumanisë në kuadër të kampionatit evropian Euro 2016.
Kjo ka bërë që rrugët e qytetit të Lyon të vërshohen nga shumë tifozë shqiptarë, të cilët deri në orët e mëngjesit kanë festuar.
Ky gëzim i tifozëve kuqezi u pasqyrua nga shumë media botërore, ku mesin e tyre edhe atyre turke, transmeton Telegrafi.
Gjatë transmetimit të drejtpërdrejt të televizionit publik turk, TRT, të festës së tifozëve pas ndeshjes së mbrëmshme, disa prej fansave kuqezi e kanë ndarë gëzimin me moderatorin turk duke e rrethuar me simbole kuqezi.
Madje, në një rast ata e bartin edhe në krah moderatorin, i cili me keqardhje komentonte se fitorja e Shqipërisë do të thotë se kombëtarja turke duhet të triumfojë me diferencë prej tre golash kundër Republikës Çeke për të kaluar në një fazë tjetër, përkatësisht si ekipi i tretë më i mirë.
Shqipëria ka shtuar gjasat për kualifikim më tutje në kampionatin evropian pas triumfit me rezultat minimal prej 1:0 kundër rumunëve. /Telegrafi/





















































