LAJMI I FUNDIT:

Festat e fundvitit rrisin çmimet e prodhimeve në Maqedoni (Video)

Festat e fundvitit rrisin çmimet e prodhimeve në Maqedoni (Video)

Festat e fundvitit ka rritur çmimet e prodhimeve nëpër tregje. Qytetarët ankohen se në prag të çdo feste çmimet shënojnë rritje të theksuar, ndërsa shitësit ankohen. Thonë se çmimet janë të njëjta, por blerja shënon ulje të madhe dhe qytetarët edhe përkundër festave nuk mbushin qeset si dikur.

“Jo nuk ka lëvizje të njerëzve aspak. Shikoni tregun a është periudha e festave nuk ka asgjë, çmimet janë shumë të larta ndërsa standardi i qytetarëve është shumë i ulët dhe ne nuk mundemi më të durojmë si shitës sepse tregu është tmerr. Populli nuk ka para varfëri e madhe”.


“Asgjë nuk është si ka qenë, nuk ka punë. Çmimet janë të njëjta ashtu siç kanë qenë para 3 viteve dhe duket sikur koha ka ndalur por blerës nuk ka”.

“Jo është e njëjtë çmimet janë të njëjta. Ka shumë pak lëvizje të njerëzve sepse ka policë në çdo anë dhe nuk ka asgjë këtu. Qytetarët më shumë blejnë pemë, si mandarina etj”.

“Pak ka lëvizje ndoshta 20 për qind më shumë se që kanë qenë më parë, por 10 për qind më pak shitje se vitin e kaluar. Më shumë shitet portokall dhe mandarina”.

Ndryshe nga shitësit, qytetarët thonë se çmimet e prodhimeve nëpër tregje janë rritur.

“Ndoshta janë rritur çmimet pak si çdo herë që i rriten. Zakonisht është shprehje ajo që para vitit të ri para dy tre ditë i rrisin pak çmimet”.

“Jemi të përgatitur sigurisht. Për standardet tona është shtrenjte, rrogat janë të vogla duhet të rriten rrogat”.

Shumica e qytetarëve të anketuar thanë se Vitin e Ri do ta presin në shtëpitë e tyre./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori