Sipas Ligjit për festat zyrtare, të punësuarit në Kosovë, gjatë vitit 2024, do të pushojnë në 12 prej ditëve të punës shkaku i festave zyrtare. Ata pushojnë më 1, 2 dhe 8 janar, 19 shkurt, 1 dhe 9 dhe dhjetë prill, 1, 6 dhe 9 maj, 17 qershor dhe 25 dhjetor.
Në vitet paraprake, me vendim të Qeverisë, nuk është punuar as më 28 nëntor, edhe pse kjo datë që shënon Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, nuk hyn në listën e festave zyrtare. Në shumë kompani private punohet edhe në ditët e festave zyrtare.
Edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor pushohet thuajse njëjtë. Në Maqedoni të Veriut, janë 11 ditë pushim, në Serbi 12, në Shqipëri 15, në Mal të Zi 17 ditë, derisa në Bosnje e Hercegovinë janë dy ditë, por përvec dy festave të përbashkëta, njësitë administrative shpallin ditët e pushimit në mënyrë të pavarur, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Ndërkohë, në botë, më së shumti ditë pushimi ka në Nepal, apo 35 ditë. Pas Nepalit renditet Indonezia me 28 ditë dhe India me 26.
Në Itali janë 12 ditë pushim, në Francë 11 ditë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 10 ditë, në Gjermani 9 ditë, derisa në Angli 8 ditë.
Në shumë vende të botës dhe të Ballkanit Perëndimor – por jo edhe në Kosovë – në ditët e festave fetare pushojnë vetëm besimtarët e atij religjioni. Praktika e zëvendësimit të ditëve të pushimit kur ato bien në fundjavë, si në Kosovë, zbatohet edhe në shumë vende të tjera në botë. Në Nepal, Ligji i Punës përcakton gjashtë ditë pune në javë./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lumi i Shalës, atraksion turistik për të cilin flasin të gjithë
Të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në RMV kanë 1.814.317
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'