LAJMI I FUNDIT:

Festa e Kurban Bajramit, Sveçla në veçanti uron policët dhe gazetarët

Festa e Kurban Bajramit, Sveçla në veçanti uron policët dhe gazetarët

Ministri i Punëve të Brendshëme, Xhelal Sveçla ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Sveçla përmes një postimi në Facebook në mënyrë të veçantë ka uruar pjesëtarët e Policisë së Kosovës.


“Të dashur qytetarë të Kosovës të besimit mysliman, ju uroj gëzuar Kurban Bajramin. Qofshi të gëzuar sot bashkë me familjarët dhe të afërmit tuaj. Shëndet, fat dhe lumturi uroj t’ju sjellë ky Bajram, të gjithëve ju por edhe gjithë shoqërisë e shtetit tonë.

Dëshiroj të veçoj në këtë urim Policët e Kosovës, e sidomos ata që janë në shërbim. Puna e institucioneve të rendit mundëson që qytetarët tanë, pa dallim feje apo etnie, të jetojnë, të punojnë e të festojnë të qetë.

Njëkohësisht uroj edhe gazetarët, sidomos ata që janë në shërbim në terren. Është vërtetuar kohët e fundit se raportimet objektive nga gazetarët e terrenit, ndihmojnë në mbarëvajtjen e qetësisë publike dhe në zbatimin e ligjit”, ka shkruar Sveçla. /Telegrafi/