LAJMI I FUNDIT:

FESTA E ENGJËJVE

FESTA E ENGJËJVE

Poezi nga: Arsim Hamiti (kushtuar Zoje Prendit)

Shëëët!
Sonte heshtni të gjithë
Le të heshtë dhe era
Bashkë me zogjtë
Lumenjtë le të ndalen sonte pak
Edhe valët e detit le të pushojnë
Bota le të mos rrotullohet veç një çast
Edhe kuajt e apokalipsit sonte le ta ndalin vrapin
Ka kohë mjaftueshëm për fundin e botës
Heshtni pak ju lutem
Se engjëjt sonte bëjnë festë në Parajsë
Pesë vëllezër atje po presin nënën
Që njëzet e dy pranvera se kanë parë
Që kur liria i bëri fli
Dhe Atdheu i murosi thellë në themelet e tij
Heshtni sonte të gjithë
Patjetër që edhe engjëjt do heshtin me ne
Kanë frikë që nëna s’do t’i njohë djemtë
Se liria mund t’i ketë rritë
E Atdheu mund t’i ketë bërë burra të mëdhenj
Heshtni të gjithë këtë ditë
Heshtni more se nënë Zoja këtë çast e ka pritë
Shëëët!


Në trend Kultura

Më shumë
VETMI

VETMI

Fjala+
DIKUSH E DOGJI AMERIKËN

DIKUSH E DOGJI AMERIKËN

Poezi
VITET E ARTA

VITET E ARTA

Poezi
FËMIJA

FËMIJA

Poezi
“PLURALIZËM”

“PLURALIZËM”

Kulture
SHTËPIA E RE

SHTËPIA E RE

Poezi
Kalo në kategori