LAJMI I FUNDIT:

Ferronikeli, përballë krizës së mbylljes (Video)

Gjiganti metalurgjik Ferronikel në Drenas, ka shtatë muaj që ka ndalur prodhimin, ndërsa ende nuk dihet se kur oxhaqet e këtij gjiganti do të tymosin përsëri.

Këta muaj pa prodhim, kanë limituar rezervat e kësaj fabrike për stinën e dimrit. Mungesa e rezervave rrezikon që kjo fabrikë të mos rifilloj[ prodhimin as gjatë këtyre muajve të këtij viti. Kështu është shprehur kryetari i sindikatës së punëtorëve të “Ferronikelit”, Fehmi Nika. Me gjithë shpresën se në tetor fillohet me prodhim për shkak të plotësimit të kërkesave të menaxhmentit nga ana e ministrive, ai shpreh frikën se një gjë e tillë mund të mos ndodh. /Tribuna Channel/