LAJMI I FUNDIT:

“Ferri nuk ekziston”: Vatikani reagon kundër “deklaratës” së Papa Françeskut

“Ferri nuk ekziston”: Vatikani reagon kundër “deklaratës” së Papa Françeskut

Papa Françesku është kthyer në qendrën e polemikave për komunitetin e krishterë, pas një interviste të publikuar në “La Repubblica” ku ai mohonte ekzistencën e ferrit gjatë një bisede me një gazetar.

Vatikani ka pranuar që Papa ka zhvilluar një takim me gazetarin, por mohon që artikulli i botuar të mërkurën nga La Repubblica të ketë cituar me saktësi fjalët e tij.

“Nuk citohen saktësisht fjalët e Papës”, theksohet në një deklaratë të Selisë së Shenjtë lidhur me shkrimin e Eugenio Scalfarit, bashkë-themelues i kësaj gazete. Artikulli u riprodhua i plotë nga mediat e tjera lokale dhe ngre pyetje rreth asaj se çka ndodh dhe ku shkojnë shpirtrat e njerëzve mëkatarë pas vdekjes, shkruan Dita.


“Nuk dënohen, ata që pendohen marrin faljen e Perëndisë (…), por ata që nuk pendohen dhe si rrjedhim nuk mund të falen, zhduken. Nuk ka ferr, ka zhdukje të shpirtrave mëkatarë”, është përgjigjur Papa, sipas gazetarit italian.

“Asnjë citim i artikullit të lartpërmendur nuk duhet të konsiderohet si një transkriptim besnik i fjalëve të Atit të Shenjtë”, pohoi Vatikani duke shtuar që Papa Francisco në të vërtetë u takua me Scalfarin, “por nuk i dha intervistë”.

Nuk është hera e parë që Eugenio Scalfari është i përfshirë në polemika për punën e tij gazetareske rreth Vatikanit.

Në fund të vitit 2013, pas kritikave nga Selia e Shenjtë për transkriptimin e pasaktë të një interviste me Papën Françeskun, gazetari pranoi se zakonisht nuk regjistron dhe as mban shënime për intervistat e tij.

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori