LAJMI I FUNDIT:

Ferrari po vjen me modele të reja

Ferrari po vjen me modele të reja

Pavarësisht sfidave të menaxhimit të një fluksi të madh porosish, Ferrari këtë vit pritet të fillojë prezantimin e modeleve të reja.

Mbetet e paparashikueshme se çfarë pritet nga modelet e reja të markës italiane, por varianti i parë thuhet të prezantohet gjatë 11 muajve të ardhshëm. I njohur si pasardhësi i LaFerrarit me emrin e koduar F250, për herë të parë ky model nuk do të përmbajë një motor V12.


Raportet thonë se fuqia e tij do të zvogëlohet në një motor plug-in hibrid V6.

Bëhet e ditur se Ferrari synon të prodhojë 599 coupe, 199 modele të konvertueshme, dhe 30 të një modeli XX hardcore.

Por, këtë vit ka të ngjarë të shohim vetëm coupe-n, prodhimi i së cilës pritet të fillojë në fund të vitit 2024, ndërsa modeli XX do të prezantohet në vitin 2027.

Produktet e reja të ardhshme kanë të ngjarë të jenë përditësime nga modelet Icona dhe Purosangue SUV.

Ndryshe, CEO i Ferrarit, Benedetto Vigna, ka njoftuar se punonjësit e fabrikave të markës italiane do të shpërblehen me një bonus prej 13,500 eurove. /Telegrafi/