LAJMI I FUNDIT:

Ferrari patentoi sistemin që mundëson vozitjen e veturës pa timon

Ferrari patentoi sistemin që mundëson vozitjen e veturës pa timon

Nëpërmjet sistemit të ri, makina Ferrari mund të vozitet si një aeroplan luftarak

Jemi në kohën kur të gjithë prodhuesit po punojnë, në zhvillimin e makinave autonome, ku shoferi nuk ka asnjë obligim, apo që të mos ketë aspak nevojë për shofer, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, Ferrari po zhvillon një sistem tjetër, ku shoferi është i nevojshëm, por që nuk duhet të drejtojë timonin dhe nuk ka nevojë të merret me pedalet që ndodhen poshtë.

Patenta nga Ferrari, tregon se në këtë makinë italiane më nuk do të ketë timon e as pedale, derisa komandimi i vozitjes bëhet nëpërmjet dorezës speciale. “Metoda dhe pajisja për kontrollin e makinës, veçanërisht një makine sportive”, thuhet në aplikimin për patentë, që është bërë para më se gjashtë muajsh, ndërsa u shpërnda tani.

Sipas patentës që është mjaft e thjeshtë, manovrat para dhe pas do t’ia rrisin shpejtësinë apo të frenojnë, derisa lëvizjet anësore bëhen për të kontrolluar lëvizjen në rrugë. Kur të jetë gjetur momenti i përshtatshëm, shoferi mund ta lëshojë dorezën dhe vetura do të lëvizë në të njëjtën shpejtësi dhe drejtim.

Derisa në aeroplanët ushtarakë këto doreza janë në anën e djathtë të ulëses, ndërsa do të zëvendësojë në tërësi timonin, pedalet dhe marshet. Shumë herë është provuar nga prodhues të ndryshëm, që të zëvendësojnë timonin me diçka tjetër, por ka dal të jetë vetëm një timon me formë më ndryshe.

Kjo patentë nga Ferrari, pritet të jetë një sistem shumë më i avancuar, që të sjellë një sistem të vozitjes shumë të mirë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Në një vend të madh evropian, duan të ndalojnë vozitjen gjatë fundjavave?

Në një vend të madh evropian, duan të ndalojnë vozitjen gjatë fundjavave?

Auto
Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?

Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?

Auto
Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Auto
Evropa po heq dorë nga ndërruesi manual i shpejtësive, 70 për qind e veturave të reja të shitura kanë ndërrues automatik

Evropa po heq dorë nga ndërruesi manual i shpejtësive, 70 për qind e veturave të reja të shitura kanë ndërrues automatik

Auto
Zhvillimi i SUV-it elektrik Polestar 3 është drejt përfundimit

Zhvillimi i SUV-it elektrik Polestar 3 është drejt përfundimit

Auto
Musk thotë se Tesla do të fillojë prodhimin e

Musk thotë se Tesla do të fillojë prodhimin e "robotaksi" në vitin 2024

Auto
Kalo në kategori