LAJMI I FUNDIT:

Ferrari i 800 mijë eurove, ngec në baltë (Video)

Ferrari i 800 mijë eurove, ngec në baltë (Video)

Gjatë lëvizjes në një rrugë me baltë në Cordoba të Argjentinës, makina Ferrari Berlineta F12 ka ngecur në baltë.

Vetura me 741 kuajfuqi, që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për tre sekonda, e ka pasur të pamundur të dilte nga pellgu me ujë, transmeton Telegrafi.


Makina që kushton 800 mijë euro, është tërhequr nga një Toyota Hilux që e ka nxjerr deri në rrugë.

Videoja e postuar më poshtë, tregon ndihmën që i është dhënë makinës Ferrari, që i rridhte ujë kur u vendos në hapësirë të sigurt. /Telegrafi/