LAJMI I FUNDIT:

Ferrari 250 GT shitet për 15 milionë euro (Foto)

Ferrari 250 GT shitet për 15 milionë euro (Foto)

Vetura e rrallë që është një nga tetë njësitë e një koleksioni që ka prodhuar Ferrari, është shitur për çmimin enorm prej 15 milionë eurove.

Modeli 250 GT California Spider dallohet nga të tjerët pasi ka trup të ndërtuar nga alumini, duke bërë që të jetë shumë më i lehtë se të tjerët, transmeton Telegrafi.


Pronari i deritanishëm e ka mbajtur në kushte të ekspozitës, duke mos ia shkaktuar asnjë gërvishtje, megjithëse e ka nxjerr shpesh për vozitje.

Me këtë shumë enorme të paguar për të, kjo makinë është ndër më të shtrenjtat që janë shitur ndonjëherë. /Telegrafi/