LAJMI I FUNDIT:

Ferrari 212 Inter nga viti 1951 ishte me të njëjtin pronar për 71 vjet

Ferrari 212 Inter nga viti 1951 ishte me të njëjtin pronar për 71 vjet

Ferrari i prodhuar në vitet 1950 dhe 1960 u zhvillua në klasikë shumë të kërkuar dhe të shtrenjtë.

Si rezultat, shumica e tyre kanë ndërruar duart disa herë në 30 vitet e fundit, megjithëse disa shembuj janë ende me pronarët e tyre origjinal. Ky Ferrari Inter i vitit 1951 212 nuk është më një nga ato vetura, por është modeli që ishte në pronësi të një pronari më së shumti deri në vdekjen e tij.


Ky model elegant i Ferrarit nga fillimi i viteve ’50 u ble i ri nga një zotëri meksikan. Dhe ishte në pronësi të tij derisa vdiq në tetor 2022, në moshën 98-vjeçare. Janë 71 vite të pabesueshme të kaluara me të njëjtin pronar dhe në të njëjtën kohë një arritje mbresëlënëse, jo vetëm për Ferrarin, por për çdo veturë, transmeton Telegrafi.

Edhe pse kjo GT ikonë italiane është më shumë se shtatë dekada e vjetër, duket pothuajse po aq e mirë sa ditën kur u largua nga showroom-i i Enzo Ferrarit. Është krejtësisht origjinale, përveç se një herë është lyer plotësisht dhe qilimat janë zëvendësuar në fillim të viteve 1970. Motori përputhet me numrat e fabrikës dhe nuk është hapur.

Sipas djalit të pronarit, i cili ka trashëguar veturën, babai i tij ka kryer shërbime të rregullta gjatë shtatë dekadave të pronësisë, pikërisht sipas udhëzimeve që ka marrë nga mekanikët e Ferrarit kur ka blerë këtë 212.

Edhe pas 71 vitesh, kjo “coupe: funksionon pa të meta, dhe gjithashtu drejtohet pa të meta. Ndarja e motorit është jashtëzakonisht e pastër dhe e ruajtur. Pjesa e brendshme është e vetmja pjesë që shfaq shenja të theksuara konsumimi, por fakti është se edhe në këtë gjendje kjo lëkurë kafe e çelur do të fitonte patjetër çmime në shfaqjet e veturave klasike.

Ferrari prodhoi gjithsej 82 shembuj të 212 deri në vitin 1952, në katër versione stilistike, trupat e të cilëve ishin firmosur nga prodhues të njohur: Vignale, Pininfarina, Ghia dhe Carrozzeria Touring. /Telegrafi/