Fernandes shkruan histori te Man Utd, thyen një rekord historik

Bruno Fernandes është shpallur lojtari më i mirë i sezonit te Manchester United për herën e pestë në karrierë, duke vendosur një rekord të ri në historinë e klubit.
Pasi u votua fillimisht si “Lojtari i Vitit” nga bashkëlojtarët e tij, portugezi fitoi edhe çmimin prestigjioz “Sir Matt Busby Player of the Year”, i cili vendoset nga votat e tifozëve të Man Utd.
Me këtë triumf, Fernandes kalon legjendat David de Gea dhe Cristiano Ronaldo, të cilët e kishin fituar këtë çmim nga katër herë secili.

Ai bëhet gjithashtu vetëm lojtari i dytë në historinë e klubit që arrin ta fitojë këtë trofe tri vite radhazi, pas De Geas.
Në moshën 31-vjeçare, Fernandes vazhdon të jetë figura kryesore e kësaj periudhe te Manchester United dhe po kalon një nga sezonet më produktive të karrierës së tij.
Mesfushori ka regjistruar tetë gola dhe 19 asistime në Ligën Premier, duke iu afruar rekordit për numrin më të madh të asistimeve në një sezon të vetëm. /Telegrafi/





















































