LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj themelon Këshillin Drejtues të Teatrit “Adriana Abdullahu”

Ferizaj themelon Këshillin Drejtues të Teatrit “Adriana Abdullahu”

Bazuar në Ligjin për Teatrot, si dhe kërkesën e komunitetit të aktorëve dhe menaxhmentit të Teatrit Profesionist “Adriana Abdullahu” në Ferizaj, Agim Aliu, kryetari i Komunës së Ferizajt, ka marr vendim për themelimin e Këshillit Drejtues të Teatrit “Adriana Abdullahu” në Ferizaj në këtë përbërje:

1. Nexhat Xhokli;
2. Dije Demiri – Frangu;
3. Albion Sherifi – Përfaqësues nga komuna;
4. Mevlan Saraçi;
5. Besim Ugzmajli.


Këshilli Drejtues i Teatrit Profesionist “Adriana Abdullahu” po themelohet për herë të parë me kompetencën e mbikëqyrjes së punës së teatrit, hartimin e statutit të teatrit, aprovimin e politikave afatgjata të zhvillimit të teatrit, politikën artistike dhe kompetenca të tjera të parapara sipas ligjit në fuqi për teatrot.

Ky këshill ka mandat katërvjeçar dhe parashihet të themelohet në kuadër të organizim të brendshëm të institucionit të Teatrit.