LAJMI I FUNDIT:

​Ferizaj pa coronavirus, shtabi emergjente merr vendime të reja

​Ferizaj pa coronavirus, shtabi emergjente merr vendime të reja

Komuna e Ferizajt ka marrë të gjitha masat mbrojtëse për ballafaqimin me coronavirusin dhe deri më tash nuk është konfirmuar asnjë rast me të prekur nga kjo sëmundje.

Shtabi Emergjent i Komunës së Ferizajt sot ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit në parqe e hapësira tjera malore, për të shmangur ekspozimin masiv ndaj COVID-19.


Me këtë rast është bërë e ditur se furnizimi me ujë të pijshëm është duke u zhvilluar pa probleme, teksa qytetarët ftohen për kursim maksimal të ujit.

Komuna e Ferizajt ka dezinfektuar sheshet, rrugët kryesore dhe ato dytësore me frekuentim e dendësi më të madhe të qytetarëve, si formë e parandalimit të përhapjes së coronavirusit.

Qytetarët apelohen të mbrojnë malet e fushat, duke mos ndezur zjarre, në të kundërtën do të ketë dënime.

“Nuk është dita për shëtitje, as të lejojmë të rrjedhë kot çezma e ujit, ndezja e zjarreve jo e jo, andaj mbrojmë veten, familjen e gjithë shoqërinë duke respektuar këto masa”, thuhet në njoftimin e Shtabit emergjent.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori