Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka takuar ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi me ç ‘rast u diskutua për financimin e projektit për ndërtimin e Qendrës Rinore, projekt ky që ka ndërprerë punimet për një kohë të gjatë për shkak të mungesës së buxhetit.
Ministri Gashi i konfirmoi Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të ndaj fonde shtesë për finalizimin e punimeve në këtë godinë, zotim ky që u konkretizua me nënshkrimin e aneks marrëveshjes së bashkëpunimit mes palëve për fonde shtesë për këtë projekt.
Aktualisht, në godinën e re të Qendrës Rinore janë përfunduar punimet e vrazhda dhe kjo marrëveshje e re do të financoj infrastrukturën përcjellëse në fazën e dytë të këtij projekti.
Në këtë takim u diskutuan edhe shumë tema të tjera të fushës së kulturës, rinisë dhe sportit, projekte të ndryshme që do të realizohen për herë të parë në Ferizaj dhe aktivitetet kulturore tradicionale në komunën tonë, për të cilat ministri Gashi shprehi mbështetjen e plotë të institucionit që drejton.
I pari i Ferizajt, Agim Aliu falënderoi ministrin Gashi për mbështetjen që po i jep projekteve kulturore, rinore dhe sportive në Komunën e Ferizajt duke e vlerësuar si përkrahës të kulturës, sportit dhe aktiviteteve rinore që zhvillohen në komunën tonë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251